Bayern Munich me komunikatë zyrtare për Ronaldon (Foto)

Bayern Munich ka hedhur poshtë thashethemet se janë të interesuar në Cristiano Ronaldo, Karl-Heinz Rummenigge i ka quajtur krejtësisht të pabaza.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pas polemikave se mund të largohet nga “Santiago Bernabeu” gjatë verës.

E përditshmja portugeze “A Bola”, lëshoi bombën të premten në mëngjes duke raportuar se katër herë fituesi i “Topit të Artë”, dëshiron të largohet nga Spanja.

Që nga ajo ditë, portugezi ka qenë temë kryesore në gjitha mediat botërore, duke u munduar që të gjejnë arsyen e vërtetë të këtij vendimi të CR7, e që besohet të jetë për shkak të akuzave për evazion fiskal, që dyshohet se ka fshehur 14.7 milionë euro.

Ronaldo është i dëshpëruar, që besohet të ketë thënë “në Spanjë po më trajtojnë si kriminelë”, teksa AS e Marca raportojnë se lojtari është i nervozuar edhe me klubin, pasi ka pritur ta mbrojnë më shumë në këtë çështje.

Pë lojtarin është raportuar se interesohen Manchester United, Manchester City, Chelsea, PSG-ja dhe klube nga Kina, derisa së fundmi u fol edhe për Bayern Munich.

Por këta të fundit kanë reaguar me një komunikatë duke i quajtur thashetheme.“Thashetheme për Bayern Munichun për qarkullojnë anembanë botës, në media apo edhe në rrjetet sociale”, shkruhet në komunikatën e klubit.

“Teknologjia ka bërë qa lajmet të përhapen me shpejtësi, por jo çdo gjë që raportohet është e vërtetë”, shkruhet më tej në reagimin e Bayern.

Për këtë foli edhe shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.

“Jemi mësuar që të përdoremi si subjekt i spekulimeve të transferimeve”, tha ai.

“Ne zakonisht nuk i komentojmë thashethemet, por në këtë rast duam të bëjmë të qartë qëndrimin tonë për Cristiano Ronaldon. Këto thashetheme janë të pabaza, janë vetëm fantazi”, shtoi më tej Rummenigge. /Gazeta Express/