Bayern Munchen, mposhtet nga goli i kosovarit Admir Mehmeti

Bundesliga gjermane e futbollit ka zhvilluar ndeshjet e xhiros së 33-të, ndërsa lufta për mbijetesë vazhdon të jetë e hapur, dhe duhet pritur xhiroja e ardhshme, ajo e fundit, e 34-të.

Në kuadër të xhiros së 33-të, fitore të madhe ka arritur Freiburgu, që mundi Bayern Munchen 2:1, ndërsa golin e parë për vendasit, e shënoi Admir Mehmedi.

Ndeshje direkte për të siguruar një vend në Bundesligë, ishte ajo mes Stuttgartit dhe Hamburgut, e që u fitua nga vendasit e Stuttgartit.

Paderboni i Mehas, u mund në udhëtim te Schalke 1:0, Monchengladbach i Xhakës, fitoi 0:2 te Werder Bremen, ndërsa Wolfsburgu mundi 2:1 Dortmundin.