Bayern marshon drejtë titullit

Kampioni gjerman Bayern Munchen nuk ka të ndalur, duke shënuar një tjetër fitore përballë Eitracht Frankfurtit, duke e mposhtur në Alianz Arena me rezultat 3:0.
Robert Lewandowski e hapi serinë e golave, duke shënuar në minutën e 15’, për 1:0. Me këtë rezultat, skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, ishte përsëri Lewandowski që shënoi për 2:0 në minutën e 66’. Për të vulosur fitoren, u përkujdes Thomas Muller, që shënoi për 3:0 në minutën e 82’. Me ketë fitore Bayern vazhdon të mbetet lider me 70 pikë, 13 më shumë se ndjekësi i parë Wolfsburg.