Bastoret favorizojnë Sterlingun si lojtari më i mirë i ri i Premier Ligës

Dyshja e Manchester City, Raheem Sterlingut dhe Leroy Sanes janë duke luftuar kokë me kokë për çmimin “lojtari më i mirë i ri në Premier Ligë”.

Të dy janë pjesë e suksesit të City në fitoren e tyre të sivjetmë të Premier Ligës, e për momentin ata janë duke prirë shumë më parë sesa Harry Kane dhe Ryan Sessegnon.

Por, Sterling është njëri prej favoritëve për ta fituar çmimin “PFA Young Player of the Year”.

Bastoret ja kanë vënë kuotën prej 1.50 që Sterling ta fitojë këtë çmim e ku pas tij pëson bashkëlojtari i tij në City, Leroy Sane me kuotë 2.40.

Pas tyre është Harry Kane që pavarësisht se ka shënuar më shumë se 21 gola në katër sezonet e fundit këtë çmim e ka marrë vetëm një herë.

Ylli i Spurs pritet që mos të shpërblehet as sivjet dhe ka kuotë 11.0 pavarësisht që ka shënuar 25 gola për londinezet.

Befasia më e madhe ka qenë inkuadrimi në këtë listë të Ryan Sessegnon, i cili është lojtari i parë që është nominuar për këtë titull por që nuk luan në Premier Ligë. Anësori 17 vjeçar është vlerësuar me kuotën 15.0 për ta fituar këtë çmim.

Sessegnon ka shënuar 14 gola, përfshirë një het-trik në nëntor, derisa Fulhami është afër për t’u kthyer në Premier Ligë pas 4 vitesh mungesë.

Në fund të listës është portieri i Manchester City, Ederson me kuotë 26.0 dhe sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford me kuotë 34.0. /GazetaExpress/

Lexo tjetër  ​Skuadra angleze i ofron Messit 100 milionë euro për të mos rinovuar me Barcelonën