Basketbollisti nga Vushtrria transferohet në Amerikë (Foto)

Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Enis Spahi që zhvilloi karrierën në Turqi, është transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Enis Spahi, i cili deri më tani ishte pjesë e skuadrës turke, Tofas, ka fituar bursë të plotë në Kolegjin Montverde Academy të Floridas.

Në këtë kolegj nga i cili kanë kaluar basketbollistë të njohur në NBA-Ligën më të famshme të basketbollit në Botë, si Kyrie Irving, D’Angleo Russell, Ben Simmons, Michael Kidd-Gilchrist e të tjerë.

17 vjeçari sivjet ka qenë pjesë edhe e përfaqësuese U-17 të Turqisë me të cilën është shpallur nënkampione në kampionatin botëror.

Ndryshe, basketbollisti i talentuar ishte i lindur dhe karrierën e kishte filluar në qytetin e Vushtrrisë, para se të transferohej në Turqi.

Lexo tjetër  Starova prezantohet para lojtarëve, vendos objektivat e Ferronikelit