Bashkimi i shqiptarëve në 20 vitet e ardhshme

Analisti i çështjeve të sigurisë nga Shqipëria, Ilir Kulla e ka vlerësuar si realiste deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se një ditë shqiptarët do të jenë bashkë, me ose pa Evropën.
Kulla në një intervistë për Epokën e Re ka thënë se është i pashmangshëm bashkimi i shqiptarëve.
“Ai (Rama) nuk ka folur për sot. Ka folur për të ardhmen dhe në të ardhmen është e pashmangshme që shqiptarët të bashkohen, në një formë ose tjetrën”, është shprehur Kulla, duke shtuar se në 20 vjetët e ardhshëm mund të ndodh bashkimi i shqiptarëve.
Ilir Kulla ka deklaruar se aspiratat kombëtare të shqiptarëve nuk kërcënojnë shtetet fqinje të BE-së.