Bashkëshortja me dedikim prekës për aktorin e njohur Blerim Peci

Vdekja e aktorit të njohur Blerim Peci shokoi gjithë publikun shqiptar, shkruan GazetaBlic.

Padyshim familja është ajo që e ka përjetuar më rëndë këtë ngjarje.

Janë bërë katër muaj nga vdekja e tij, është pikërisht bashkëshortja ajo e cila e ka kujtuar me plot mall.

Ti ike kur iu deshe më shumë se kurrë të gjithëve….por më së shumti familjes. Ishe sakrifikues për familjen, e gjithë jeta jote ishte familja…..Ti nuk je fizikisht i gjallë por ti do mbetesh gjallë perherë në kujtimet dhe jetët tona” janë disa nga fjalët që ajo ka shkruar për bashkëshortin.

Postimi i plotë:

“Katër muaj pa ty Beli…..

Me ikjen tënde koha reale u ndal. Ecën vetëm koha e mallit.
Minutat, orët, ditët, javët dhe muajt po kalojnë shpejtë, por që ti Bel nuk do të jesh më pranë meje është e pa pranushme! Ndoshta fati im ishte të mos pajtohesha kurrë me fatin.

E di…… e di që……kështu do të kalojnë vite dhe shekuj të tillë, por unë gjithmonë të ndjej pranë deri në frymën time të fundit.
Koha…..relativisht e gjatë pa ty…..por thonë që koha shëron plagë! Tek unë koha po rritë plagët. Nuk shpresoj as tek koha, nuk mund të mësohem të jetoj pa ty, gjithmonë do të jetoj me dhimbjen për ty. Me mallin për ty, shoqërimin tënd do e zëvëndësoj me shoqërinë e lotit.

Malli nuk shuhet asnjëherë…… Ti je person që nuk harrohesh, aq sa jam krenare me veprat e përkyera tuat, me njeriun që ishe i imi, i yni dhe i të gjithëve, që të pata pjesë të jetës sime , aq kam dhimbje në shpirt që ti Beli nuk je më! Nuk është më gjysma ime, nuk është më shpirti im binjak.

Lexo tjetër  Kosova në syrin e fotografit çek prezantohet në Prishtinë

Ti ike kur iu deshe më shumë se kurrë të gjithëve….por më së shumti familjes. Ishe sakrifikues për familjen, e gjithë jeta jote ishte familja…..Ti nuk je fizikisht i gjallë por ti do mbetesh gjallë perherë në kujtimet dhe jetët tona!
Kam kujtimet tona, afër meje kam sytë e tu ,kam Bledin dhe Medinen!
Do të kujtoj me krenari deri në frymën time të fundit dashuria e jetës sime BELI im!”