Bariu mashtrues nga Shqipëria që shiti bagëtinë e pronarit nga Prizreni (Video)

Një bujk nga Shqipëria që paguhej 250 euro në muaj për të ruajtur kopenë e dhive për familjen Kalimashi ka shitur disa krerë bagëti duke mashtruar pronarët, njofton Klan Kosova.

Nga Familja Kalimashi nga Landovica e Prizrenit thonë se bujku mashtrues shiti mbi 70 krerë.

Bariu nga Shqipëria kishte gënjyer se nuk i kishte shitur, por i kishin humbur në mal pas kullotjes.