Barcelona pranon: Dikush nga MSN do të largohet

Zëvëndëspresidenti i Barcelonës, Javier Faust, ka bërë një deklaratë sensacionale, ku ka pranuar se treshja sulmuese Messi – Neymar – Suarez (MSN) mund të mos jetë bashk sezonin tjetër.

Këto pohime i bëri Faust i cili për Handelsblatt ka deklaruar se Barcelona nuk ka kapacitet të përballojë rregullat e Fair Play Financiar, dhe t’i mbajë pagat super të mëdha për lojtarët më të mirë sikurse që bëjnë Chelsea dhe Real Madridi.

Faust thotë se lojtarët mund të largohen nëse dëshirojnë, sepse më pagat nuk mund t’i rrisin.

“Ne nuk jemi në gjendje që të ofrojmë pagat e larta sikur Chelsea dhe PSG. Lojtarët gjithmonë marrin parasysh përfitimet neto dhe ne në Spanjë kemi taksat më të larta në Evropë. Për këtë arsye ne duhet të rrisim pagat për të mbetur konkurrues. Përkudnër këtij fakti ne ka shumë mundësi t’i humbim disa yje vetëm për para”.

“Lojtarët karrieristë nuk qëndrojnë gjatë dhe kanë të drejtë të kërkojnë më shumë në klube tjera. Ne nuk mund t’i themi atyre qëndroni për gjysmën e të hollave që një klub tjetër mund t’u ofrojë”, përfundoi Faust.