Barcelona mbetet lider mposht Almerian (Video)

Barcelona ka arritur të shënoj një fitore të lehtë përballë Almerias, në kuadër të javës së 30-të të La Ligës. Barcelona mposhti 4:0 Almerian, në Camp Nou. Golat për Barcelonën i shënuan Messi në minutën e 33’, Suarez në të 55’, Bartra në të 75’ dhe Suarez përsëri në të 93′, që shënuan për fitoren e Barcelonës. Me ketë fitore Barcelona ka 74 pikë, ndërsa Reali renditet pas me 67, por skuadra madriliane, nga ora 22:00, luan me Vallecanon, në udhëtim.