Barcelona dhe Juventusi me rekorde të reja

 

Barcelona e mposhti Juventusin duke fituar finalen e Ligës së Kampionëve të sezonit 2014-15.

Kështu, Barcelona kompleton tripletën pasi më herët e ka fituar edhe Copa del Reyn e La Ligan.

Barcelona kështu bëhet skuadra e parë në histori të futbollit që e fiton tripletën dy herë, pasi një gjë të tillë e bëri edhe në sezonin 2008-09.

Bianconerët kanë hyrë në histori si skuadra me më së tepërmi finale të humbura, gjithsejtë gjashtë, në kuadër të garës elite evropiane për klube.