Barcelona: Alvesi pas finales së Championsit bën të ditur të ardhmen

 

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, ka njoftuar se me Barcelonën ka edhe dy finale dhe më pas do të bëjë të ditur të ardhmene tij.

“Nga 7 qershori unë do të lajmëroj të ardhmen time. Tani, e ardhmja është që të luajmë në dy finalet”, raporton faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter.

Alves ka kontratë me Barcelonën deri më 30 qershor dhe ende nuk ka vazhduar me Blaugranët. Ai po kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane, por ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij./DrenicaPress/