Barca ia kthen Atleticos

 

Me 17 maj 2014 Atletico Madrid shpallet kampione e Spanjës në ndeshjen kundër Barcelonës, në Camp Nou!

Një vit më pas po më 17 maj, Barcelona shpallet kampione në ndeshjen kundër Atletico Madrid, në Vicente Calderon!

Po në këtë stadium Barca e mposhti Atleticon edhe për Kupën e Mbretit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, ku pas dy jave luan me Atletico Bilbaon.