Barazon Drenica, Lushtaku shënon në fund të takimit

KF Drenica ka importuar një pikë të rëndësishme në udhëtim te KF Ferizaji.

Skuadra vendase kaloi në epërsi në minutën e 70-të.

Tre minuta pa përfunduar takimi, ishte Kreshnik Lushtaku, ai që shënoi golin e barazimit për Drenicën.

Me këtë pikë të fituar, KF Drenica arrinë në kuotën e 31 pikë, duke u renditur e shtata në renditjen tabelare të VALA Superligës së Kosovës në futboll./Drenicapress.info/