Banka e Izraelit mund të hedhë në qarkullim një para dixhitale për pagesa më të shpejta

Bitcoin është një monedhë e decentralizuar vlera e së cilës ka ndryshuar vazhdimisht.

Banka e Izraelit është duke studiuar mundësinë e hedhjes në qarkullim të një monedhe dixhitale për të krijuar një sistem të shpejtë pagesash dhe reduktimin e sasisë së parave në ekonominë e vendit.

Lajmi erdhi nga një zyrtar i bankës qendrore i cili tha se ende nuk ishte marrë një vendim.

Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve Reuters, qeveria e Izraelit ishte e gatshme të fuste në qarkullim monedhën për buxhetin dhe paketën ekonomike të 2019-ës nëse merr dritën jeshile nga banka qendrore.

Por çfarëdo lloj monedhe e prezantuar ajo do të jetë e centralizuar, e sigurtë dhe e mbrojtur nga praktikat e pastrimit të parave.

Bitcoin është një monedhë e decentralizuar vlera ka qenë subjekt rëniesh e ngritjesh galopante në muajt e fundit. Megjithatë trendi vijon drejt rritjes dhe prekur rekordin historik prej 20 mijë dollarësh.

Monedhat kriptografike mundësojnë transaksione direkte pa një palë të mesme falë teknologjisë blockchain.

Sakaq Izraeli prej vitesh është përpjekur për të reduktuar sasinë e parave në ekonomi dhe ekonomia e “zezë” përbën 22% të prodhimit vendas. /PCWorld Albanian

Lexo tjetër  Mori pagë hiç më pak së 102 milion dollarë në 2017-ën