Bamirës të Drenasit ndihmojnë 2 familje skamnore (Foto)

Aktivitetet humanitar të iniciativës “Bashkohu edhe ti” po vazhdojnë edhe në këto ditë të ftohta dimri, duke gëzuar dhe duke ju gjendur në ndihmë familjeve skamnorë të komunës së Drenasit, njofton drenicapress.info

Drenica Press pat raportuar edhe më parë për aktivitete humanitare të kësaj iniciative.

Bëhet e ditur se falë kësaj iniciative kanë përfituar dy familje skamnore të komunës së Drenasit.

Në një njoftim përmes faqes në facebook shkruan:

“Sot kishim nderin me ndihmat tuaja t’iu dalim në ndihmë dy familjeve, njëra në lagjen Feronikeli kurse tjetra në fshatin Nekofc.

Falënderim të veçantë për Jeton Rukofci, njëri nga futbollistët më të mirë në Kosovë në futsall, i cili iu bashkëngjit nismës tonë.

“Zot pranoj lutjet dhe sakrificat tona.”. /Drenica Press/

Image may contain: food

Image may contain: one or more people

Lexo tjetër  FSK-ja shpall konkurs për kadetë të ri (FOTO)