“Balena e qiellit” në aeroportin e Athinës

Në aeroportin ndërkombëtar të Athinës është ulur të hënën avioni më i madh transportues Beluga Airbus, i mbiquajturi edhe “Balena e qiellit”, për shkak të formës dhe kapacitetit të tij.

Beluga që stacionoi në Athinë mbante numrin 5, aq sa janë avionat e këtij tipi në gjithë botën.

Seria Airbus Beluga është në thelb, një modifikim i avionit tip A300, që është krijuar me qëllim transportimin e objekteve voluminoz dhe me peshë mjaft të madh, siç janë pjesët e avionave.

Që nga 1996, kur u krye fluturimi i parë, Air Bus Beluga kanë transportuar pjesë për stacione hapësinore, vepra arti gjigande, por edhe material shpëtimi në krizat humanitare.

Madhësia e këtij tipi avioni të shkakton rrëqethje, teksa pesha e tij arrin në 115 tonë.

Për këtë arsye Beluga është dhe tipi me i shtrenjtë i avionave, përderisa 5 avionat e tillë kërkojnë që të mbushen 34.430 litra karburant.

Lexo tjetër  Facebook do të përdorë më shumë njohje fytyr