Bahtiri: Sot në orën 10 rrënojmë objektin 11-katësh, të ndërtuar pa leje (Foto)

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në një prononcim për Telegrafin ka thënë, se sot do të rrënohet një ndërtesë 11-katëshe, e cila është ndërtuar pa leje.

Bahtiri tha se rrënimi i kësaj ndërtese do të bëhet në orën 10:00.

“Sot do të bëhet rrëzimi i një ndërtese 11-katëshe e cila është ndërtuar pa leje. Ndërtesa gjendet tek rruga ‘Shemsi Ahmeti’”, ka thënë Bahtiri.

Pranë objektit i cili pritet të rrënohet po qëndrojnë pjesëtarë të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Lexo tjetër  Lladrovci siguron afër 2 milion euro nga Qeveria, ja cilat projekte infrastrukturore do të financohen