Bahtiri: PDK-ja në Mitrovicë solli vetëm fabrikën me 15 pula

Në përballjen për Mitrovicën në Rubikon të KTV-së, Agim Bahtiri i tha kundërkandidates nga PDK-ja, Valdete Idrizit se partia e saj, nuk kishte bërë gjë tjetër, pos një fabrikë e cila numëron 15 pula.

Bahtiri ka thënë se PDK e ka shkatërruar qytetin e Mitrovicës duke e kthyer në një vend të kontrabandës.

“Ju e keni pru një fabrikë, vetëm një, e cila i ka 15 pula, të cilit ia keni dhënë 7 hektarë e gjysmë dhe asgjë tjetër. Ju e keni shkatërruar vendin, e keni bërë vend të kontrabandës”, ka thënë Bahtiri.