Badovci arrinë pikën maksimale, hap portat shkarkuese

Për shkak të reshjeve të shumta Liqeni i Badovcit ka tejkaluar pikën e tij maksimale, ndërsa ka nisur zbrazja e tij nëpër kanalet që nxjerrin ujin në afërsi të liqenit.

Arjeta Mjeku, zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” deklaroi atë ditë se është vetëm hera e tretë në histori të këtij liqeni që Badovci mbushet plotësisht.

Një banor që ka tokë në vendin nga kalon kanali shkarkues i liqenit shprehu drojën e vërshimeve, duke treguar se dikur uji i dalë nga liqeni ia dëmtoi pronën.

Reshjet e pandërprera të shiut gjatë natës së djeshme dhe ditës së sotme shkaktuan vërshime në disa pjesë të Kosovës.