Babai i Besa Kokëdhimës vazhdon lobimin për marihaunë në SHBA

Debati për lejimin e mbjelljes së kanabisit në Shqipëri dhe përdorimin e tij për qëllime mjekësore është shtrirë në ditët e fundit në agjencitë kryesore ndërkombëtare.
Idenë dhe propozimin e deputetit socialist dhe pronarit të gazetës Shekulli, Koço Kokëdhima (babai i këngëtares Besa Kokëdhima) mediat amerikane e kanë parë si një mundësi konkrete përfitimi në dy drejtime. Së pari, Shqipëria do të siguronte të ardhura për fermerët e saj dhe sistemin e taksave dhe, së dyti, trajtimi mjekësor i pacientëve do të kishte mundësi të siguronte një produkt, si kanabisi shqiptar, me cilësi të lartë e kosto të ulët.
Pas shkrimit të agjencisë “Marketwired”, që nënvizonte edhe kontaktet mes deputetit Kokëdhima dhe Komisionit të Kongresit për Çështjet euro- aziatike në Washington, ka mbërritur një tjetër vështrim për këtë propozim, këtë nga herë nga prestigjozët e “Globe- Newswire”.
Në materialin e “GlobeNewswire”, një ndër rrjetet më të mëdha të shpërndarjes së njoftimeve të shtypit dhe raporteve financiare për mediat, evidentohet qartësisht mundësia e përfitimit nga nisma e blerjes në SHBA të kanabisit shqiptar, duke e vlerësuar atë si një ndihmë të madhe për mjekësinë.
Në mënyrë të veçantë, pacientët, të cilët vuajnë nga epilepsia, problemet mendore dhe kanceri i lëkurës, mund të përfitonin një kurim më cilësor dhe më pak të kushtueshëm, shkruan pos tjerash në “GlobeNewswire”.