Avokati asiston, polici shënon gol për Gjibraltarin (video)

 

Gjibraltari ka shkruar historinë në kualifikimet për Euro 2016. Kombëtarja më e re në UEFA, ka shënuar golin e parë në ndeshje zyrtare, në humbjen ndaj Skocisë me rezultat 6:1.
Lee Casciaro ishte realizator i golit të Gjibraltarit, gol që do ta kujtojë gjithmonë historia.
Por më interesantja e këtij goli është se Lee Casciaro me profesion është policë, ndërsa lojtari që ia bëri asistimin ishte Payas, me profesion avokat.