Aventura, kritikat dhe paragjykimet në Kosovë, rrëfehen katër trajnerët nga Shqipëria që punon në klubet e Superligës

Katër trajnerë shqiptarë, kanë “shtegtuar” nga kampionati ynë, dhe po japin në Kosovë, eksperiencën e tyre, me trajnimin e katër ekipeve në Superligën kosovare.

Starova tek Feronikeli, Josa tek Prishtina, Magani tek Trepça, por edhe një emër i ri si Bledi Shkëmbi tek Liria e Prizrenit, rrëfehen për aventurën e tyre në Kosovë, për emisionin Procesi Sportiv.

Kritikat e trajnerëve vendas…

Starova: Nuk ka asnjë reagim nga ana e një trajneri të edukuar në Shqipëri, që hodhi një llaf, dhe trajnerët e tjerë bënë mirë që nuk iu përgjigjën. Nuk kam pasur nevojë të përgjigjem, pasi opinioni këtu ka vlerësuar punën e Josës, Shkëmbit dhe Maganit, apo edhe të Devollit tek Keku.

Magani: Është punuar mirë në përgjithësi, por si kudo, ka vend për përmirësime. Ajo ishte një deklaratë emocionale, nuk jam i këtij mendimi. Ne jemi shqiptarë.

magani2

Shkëmbi: Isha unë i pari që hapa këtë rrugë, dhe për këtë ndjej kënaqësi. Të gjithë kanë folur fjalë të mira, dhe puna ime e mirë që kam bërë këtu, ka bërë që edhe ekipet e tjera të afrojnë trajnerë me eksperiencë. Unë nuk kam përvojën e atyre, por po kërkoj të hedh hapat e parë në një karrierë që dua ta kem të suksesshme.

Futbolli në Kosovë…

Josa: Jam surprizuar nga ajo që prisja dhe ajo që gjeta këtu në Prishtinë. Niveli në Shqipëri është më i lartë. Lojtarët kanë mentalitet ndryshe. Mendojnë më tepër për individualitetin e tyre se për grupin. Hapat po bëhen një e nga një. Edhe nivelet e Skënderbeut apo ekipeve të tjera, janë ngritur duke pritur dhe duke parë gabimet e së shkuarës.

Starova: E përtypin me vështirësi kritikën, por reagojnë shpejt. Për shpirtin e garës, meritojnë notën 10.

sulejman starova

Shkëmbi: Kanë një dëshirë për të ecur përpara e për tu përmirësuar.

Lexo tjetër  Ikën Bunjaki, ky do të jetë trajneri i ri i Kosovës

Gara për talentet mes Shqipërisë e Kosovës…

Starova: Në mënyrë absolute, Kosova është superioritet. Kosova ka qenë një sistem luksi nën drejtimin e Titos. Duke pasur traditë, është përhapur në gjithë Europën, prandaj është para nesh. Bëni llogaritë, sa lojtarë nga Kosova luajnë tek ne.

Shkëmbi: Kosova ka talente, disa i kam edhe unë në ekip. Janë futbollistë të mirë, me të ardhme.

Image result for shkembi liria

Aventura në Kosovë…

Starova: Më pëlqeu oferta e presidentit. Më bindi ambicia e tij për të bërë një skuadër akoma më të mirë. Nuk vij të kaloj kohën.

Magani: Kur kam ardhur, kemi qenë mirë me pikë. Çdo gjë do kohën e vet. Po punojmë, dhe në fund do bëjmë llogaritë se ku kemi çaluar.

Josa: Unë këtu nuk kam ardhur për karrierë. Karrierën e kam bërë në Shqipëri. Po bëj punën time, në klubin e Prishtinës.

Image result for josa prishtine

Shkëmbi: Unë jam një trajner i ri. Patjetër që për mua do kishte një pikëpyetje. Edhe trajnerët e tjerë që kanë ardhur i kanë dhënë eksperiencë. Po i bëjnë reklamë kampionatit.