Avdijaj supergol për Sturmin (video)

 

Donis Avdijaj ka shënuar golin e parë me Sturm Grazin në Superligën e Austrisë.
Avdijaj arriti të shënoj golin e epërsisë në këtë ndeshje në minutën e 28-të, pasi pranoi një top të mirë nga Stankoviq ai hyri në zonë dhe gjuajti bukur për ta mposhtur portierin mysafir.
Kujtojmë se Avdijaj është i huazuar te Sturmi nga skuadra gjermane Shalke, deri në fund të këtij sezoni.