Audi ‘R8 e-tron’ tani pa shofer

Audi ka zbuluar një version të ri të konceptit të super-veturës së saj ‘R8 e-tron’ në CES Asia të hënën – dhe vetura është ekstrem e fuqishme, me teknologji të lartë, dhe për më tepër, këtë herë ajo mund të lëvizë edhe vetë pa ndihmën e shoferit.
Koncepti i Audi R8 e-tron, siç edhe quhet, ka dy motor elektrik, secili prodhon 170kW për të dërguar kështu në total 456 kuaj-fuqi dhe duke bërë që vetura të nxitojë nga 0 në 100kmh për vetëm 3.9 sekonda.

Shpejtësia maksimale e veturës është 250kmh dhe mbushja e motorëve me energji zgjatë më pak se dy orë, falë Sistemit Kombinues të Mbushjes të Audi-së (CCS).

Shumica e këtyre detajeve nuk janë të reja, por koncepti më i fundit përmban teknologjinë e Vozitjes së Pilotuar të Audi. Kjo do të thotë se në veturë gjenden shumë sensorë, duke përfshirë radarin, sensorë ultasonik dhe laser së bashku me kamera për të asistuar në vozitje.