Atletico fiton dhe shpreson për titull (Video)

Atletico Madrid ka shënuar fitore në udhëtim duke e mposhtur Cordoban me rezultat 0:2. Të dy golat për Atleticon u shënuan në pjesën e parë. Golin e parë e shënoi Griezmann në minutën e 5’, ndërsa golin e dytë dhe të fitores e shënoi Saul Niguez në minutën e 39’. Me ketë fitore Atletico renditet në vendin e tretë me 62 pikë të grumbulluar dhe 6 pikë me pak se lideri Barcelona./drenicapress/