Asus Zenfone 3 shfaqet në 3D (VIDEO)

Pas popullaritetit të Asus Zenfone 2, tashmë ka shumë interes për gjeneratën e re të telefonit nga Asus.

Versioni i ri i telefonit pritet të lansohet zyrtarisht në Computex 2016. Por tashmë në internet kanë rrjedhur detajet e Asus Zenfone 3 me pamje të protopitit në 3D.

Karakteristikat e reja të Asus Zenfone 3 përfshijnë procesorin e Qualcomm Snapdragon 650, ekranin në 5.5” në Full HD me 1920 x 1080, dhe 3GB/4GB RAM.

Gjithashtu thuhet se do të vijë edhe me portin për USB Type C, por për momentin këto detaje ende nuk janë të konfirmuara.

Computex 2016 fillon prej 31 majit deri më 4 qershor, prandaj shumë shpejtë mund ta shohim modelin e ri të Asus në 3D.