Asus vjen me orën inteligjente ZenWatch 2

Asus ka bërë prezantimin e orës më të re inteligjente ZenWatch 2. Kësaj here kompania ka ofruar mundësin që ata që vendosin të blej një orë të tillë, të kenë mundësit e zgjedhjeve të përmasave të orës 49 mm ose 35 mm, pos kësaj mundësie Asus këtë orë e sjell edhe në ngjyrë floriri dhe argjendi, ndërsa rrypi i orës ka mundësi zgjedhje në shumë kombinime.

Si veçori tjetër e ZenWatch 2 është se vjen me një karikues magnetik, i cili besohet se do të rrit ndjeshëm jetëgjatësinë e baterisë. Ekrani është i mbuluar nga një shtresë Gorilla Glass 3. Ora përdorë sistemin e fundit operativ të Android Ëear.

Edhe pse janë bërë publike një pjesë e madhe e specifikave të orës, çmimi për të ende nuk dihet, si dhe data se kur do të jetë në dispozicion për të pasionuarit pas teknologjisë së orëve.