Askush smund ta ndal Feronikelin drejt titullit

Klubi i futbollit nga Drenasi KF Feronikeli, si duket e ka siguruar titullin e kampionit. Ky klub këtë vit po shkëlqen me paraqitje mbreslenëse ndaj çdo kundërshtari që po e ka përballë. Vetëm katër xhiro para përfundimit të kampionatit Feronikeli ka arritur edhe një fitore të madhe duke mposhtur Kosovën e Vushtrrisë me rezultat 3:1. Ndërkaq ndjekësi për titull  KF Prishtina ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për titull, duke barazuar në “Stadiumin e Qytetit” në kryeqytet me Trepçën 89’, pa gola 0:0.

Ky barazim i Prishtinës e lë skuadrën e Ramiz Krasniqit pesë pikë larg liderit, Feronikelit.

Prishtina tani në vendin e dytë, numëron 55 pikë, pesë larg Feronikelit, që ka 60, katër xhiro para përfundimit të kampionatit./drenicapress/