Asfaltohet rruga që lidhë dy fshatra të Drenasit (Foto)

Përfundoi projekti për asfaltimin e rrugës në fshatin Shtrubullovë përkatësisht Lagja e Vërmicëve, rrugë kjo që lidh dy fshatra të Komunës së Drenasit, fshatin Shtrubullovë me fshatin Korroticë e Poshtme, transmeton drenicapress.info

Në vazhdën e punëve të drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, drejtori i kësaj drejtorie, Idriz Hysenaj, me bashkëpunëtor vizituan punimet në këtë fshat, me ç’rast banorët u shprehen shumë të kënaqur me punën e bërë në punimin e kësaj rruge.

Image may contain: sky, house, outdoor and nature

Image may contain: outdoor