Asfaltohet rruga në fshatin Shtrubullovë të Drenasit

Përfundoi projekti për asfaltimin e rrugës në fshatin Shtrubullovë përkatësisht Lagja e Vërmicëve, rrugë kjo që lidh dy fshatra të Komunës së Drenasit, fshatin Shtrubullovë me fshatin Korroticë e Poshtme.
Në vazhdën e punëve të Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Drejtori Hysenaj me bashkëpunëtor vizituan punimet në këtë fshat, me ç’rast banorët u shprehen shumë të kënaqur me punën e bërë në punimin e kësaj rruge.

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit