Asfaltohet rruga Likoc – Abri, tani Drenasi dhe Skenderaj kanë edhe një rrugë i lidh dy qytetet (FOTO)

Gjatë ditës së sotme po asfaltohet rruga nga fshati Abri e Eperme në Likoc, trasnmeton portali Drenica Press.

Sipas burimeve të portalit Drenica Press, bëhet e ditur se punimet në këtë rrugë do të përfundojnë nesër dhe kjo rrugë do të lidh dy qytetet e Drenicës, Skenderajn e Drenasin.

Kujtojmë se kjo rrugë ka një rëndësi të madhe për fshatrat e Drenicës, pasi llogaritet si rruga e dytë kryesore që i lidh këto dy qytete pas rrugës regjionale./DRENICA PRESS/

Lexo tjetër  Rashica niset për Kosovë (Foto)