Asamblesiti i Drenasit pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare në Berlin

Anëtari i Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori,  pos që po është shumë i zëshëm duke e ngrit zërin e qytetarëve në asamblenë komunale të Drenasit, si dhe komunikimeve që po i zhvillon në rrjetet sociale me qytetarët, po ia arrin që këto komunikime me qytetarë t’i prezantoj edhe në konferenca ndërkombëtare.

Së fundmi asamblesiti Drenori më 22 dhe 23 maj, ishte pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare “Digjitalizimi i Demokracisë” në Belinë, organizuar nga Forumi Parlamentar Ndërkombëtar (IPF).

Në Sesionin e Tretë të Konferencës, Xhavit Drenori, ka prezantuar rreth përvojave në shfrytëzimin e Rrjeteve Sociale për të komunikuar me Qytetarë të Komunës ku shërben si anëtar i Kuvendit Komunal, në funksion të Transparencës dhe Llogaridhënie politike.

Në këtë konferencë pjesëmarrës nga Kosova ka qenë edhe Dren Ajeti, merret vesh se dy ish-bursistët e Bundestagut Gjerman kanë lobuar që në vitin e ardhshëm kjo konferencë të mbahet në Kosovë. /drenicapress/

drenori 2drenori1