Asambleisti i Drenasit pyet Komunën pse nuk implementohet buxheti i ndarë për mbulimin e shpenzimeve të varrimit ?

Me rastin e ndarjes të buxhetit në vitin 2013 Kuvendi Komunal i Drenasit e pati ndarë shumën prej 45000 Eurove, për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e Komunes së Drenasit, buxhet ky i dedikuar për implementim që nga një Janari 2014. Po për qudi implementimi i këtij buxheti hasi në veshtirësi dhe Komuna e Drenasit u arsyetua duke u thirr në atë se me rastin e ndarjes të ketyre mjeteve ka gabuar në kategorizimin e mjeteve si “mallëra dhe shërbime” sepse këto mjete duhet kategorizohen si “subvencione”.
Edhe pse në shikim të parë gabimi rreth kategorizimit të mjeteve buxhetore duket mjaftë amatoresk dhe krahas arsyetimeve të tilla nga Komuna e Drenasit, pati edhe reagime të shumta në Kuvendin Komunal të Drenasit, ku më i zëshmi në këtë drejtim ishte Këshilltari Komunal Vehbi Berisha i cili për këtë çështje e pati ngrit shqetësimin e tij qysh në vitin e kaluar, në seancen e mbajtur me datë: 17.07.2014.
Gjatë kesaj seance Berisha pati thënë: ”Jam mjaftë i zhgenjyer me Komunen e Drenasit se se si nuk gjeti mundësi me implementua buxhetin e ndarë për mbulimin e shpenzimeve të varrimit kur e dim se kjo është në shërbim të drejtëpërdrejt të mirëqenies së qytetarëve tonë, nga të cilet i vjelim taksat” .
Linku i videoinqizimit ku Vehbi Berisha flet për çështjen në fjalë:

Edhe pse i tërë viti 2014 shkoi pa implementimin e buxhetit të paraparë për heqjen e shpenzimeve të varrimit për qytetaret e Drenasit, kjo çështje u aktualizua prap me 20.03.2015, kur Këshilltari Komunal Vehbi Berisha për këtë çështje i dërgoi pyetje zyrtare se bashku edhe me disa pyetje tjera Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjenca (DSHPE) të Komunes së Drenasit.
Berisha i drejtua me pytjen se ku mbeten 45000 Euro të dedikuara për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetaret e Drenasit dhe kur pritet të filloj së zbatuari ky projekt?
Ndërsa pas pesë dite në e-mailin zyrtar të Asamblistit Berisha arrit përgjigjeja zyrtare nga Drejtorsha e DSHPE-së Znj. Hyrie Xhemajli, e cila jep një përgjigje të manget dhe jo të plotë, duke i ikur pyetjes së bërë. Znj.
Xhemjli ishte përgjigjur si në vijim: “I nderuar anëtar i KK në Drenas z.Vehbi Berisha, sa i takon pyetjeve tuaja adresuar Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjenca mund të ju njoftoi se projekti për mbulimin e shpenzimeve të varrimit është votuar nga ju në Kuvend që me rishiqim këto mjete të kthehen në subvencione”.