AS: Ja si do të luaj Reali me Benitezin

 

Ende nuk është zyrtarizuar në krye të Realit, gazetat madrilene kanë nisur ta përpilojnë skemen taktike të Rafa Benitez në krye të Realit.

Sipas gazetës AS, Benitez do të luaj me skemën 4-2-3-1 me Ronaldon qendërsulmues.

Bale, Modric dhe Kroos do të luajnë pas Ronaldos, kurse rolin e mesfushorit shkatërrues pritet ta zërë një emër i njohur që gjatë kësaj verë pritet të transferohet në “Santiago Bernabeu”. Emrat më të përfolur janë dy mesfoshorët e Juventusit, Arturo Vidal dhe Paul Pogba, si dhe mesfushori i PSG, Marco Verrati./DrenicaPress./