Arsenal “nakouton” Liverpoolin (Video)

Arsenal ka regjistruar fitore të rëndësishme duke e fituar derbin anglez, Arsenal ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 4:1, në Emirates Stadium. Arsenal dhuroi një lojë të bukur me plotë aksione dhe gola të bukur.
Serinë e golave për Arsenalin e hapi i riu Hector Bellerin në minutën e 37’. Pak minuta me vonë epërsinë e ngriti Mesut Ozil me një supergol në minutën e 40’. Në minutën e fundit të pjesës së parë për dhe për të siguruar fitore u përkujdes Alexis Sanxhez. Me ketë rezultat ekipet shkuan në pushim. Golin e nderit për Liverpool e shënoi Henderson në minutën e 76’. Fitoren për Arsenalin e vulosi sulmuesi francez Olivier Giroud në minutën e 90’. Me ketë fitore Arsenal ka arkëtuar 63 pikë dhe renditet në vendin e dytë që ka 4 pikë me pak se Chelsea që ka dy lojë me pak të zhvilluara./drenicapress/