Arrestohet Shpëtim Gjika, falsifikonte dokumenta

Vetëm pak kohë pasi mori pafajesinë nga Gjykata e Tiranës, kreu i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka përfunduar në pranga për të njejtat akuza, por për një tjeter ndërtim në qënder të qytetit.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të prokurorise për “Panorama Online” dhe mësohet se urdhëri i ndalimit është firmosur nga prokurori Ramadan Troci, prokurori qe arrestoi edhe ish guvernatorin e BSH-se, Ardian Fullani.

Akuza është ajo e shpërdorimit te detyres dhe falsifikimit të dokumenteve, për  një pallat 11 katësh që po ndërtohet në zonën e Vlorës. Bashkë me Gjikën është arrestuar edhe shefja e zyrës se Urbanistikes, në Bashki dhe një shtetas, biznesmen ndërtimi, identifikuar si Artur Haxhi.

Kujtojmë se vetem pak kohe me pare, pas nje procesi te gjate, Gjykata vendosi te lere te lire kryebashkiakun e qytetit bregdetar.  Më 27 nëntor gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm për akuzën e falsifikimit të lejeve të ndërtimit të dy godinave njëra në lagjen ‘Pavarësia’ dhe tjetra në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në vendin e quajtur “Tre Rasat”.

 
Loading...