Arrestohet personi që grabiste femra

Fotografia e ilustruar

Ka përfunduar në pranga një i ri që ishte shndërruar në tmerrin e femrave në Shkodër, pasi i gjente në befasi dhe i grabiste me dhunë.

Policia bën me dije se grabitja e fundit e një kalimtareje i ka zbuluar edhe serinë e grabitjeve të tjera që ai kishte kryer.

“Në pranga u vu shtetasi Besmir Zalli, 31 vjeç, banues në Shkodër”- njofton polica.

Sipas saj, nga veprimet e shpejta hetimore të kryera u bë e mundur zbardhja dhe dokumetimi i ngjarjes së ndodhur ku rezultoi se shtetasi i lartpërmendur dyshohet se është autor i vjedhjeve me dhunë.

Gjithashtu nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas dyshohet të jetë autor edhe i dy ngjarjeve të tjera të ndodhura më parë.

I dyshuari ju kishte vjedhur varëse floriri nga qafa, si dhe qanta nga duart e femrave .

Lexo tjetër  Në Spanjë shkatërrohet banda e hajnave shqiptarë që harxhonin paratë në drogë e prostituta