Arrestohet personi që dyshohet se dogji shtëpinë në Çitak (emri)

Foto ilustrim

Drenica Press pat raportuar ditë më parë për djegien e një shtëpie në fshatin Çitak të Skenderaj, ku u dyshuar se shkaktar i zjarr vënies ishte faktori njeri.

Lexo më shumë lidhur me këtë rast “Çka po ndodh në Skenderaj, mbrëmë u dogj edhe një shtëpi (Foto)”

Lidhur me këtë rast Drencia Press ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka konfirmuar se lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari.

Në orët e mbrëmjes se datës 10 janar 2018, Policia në Skenderaj kishte pranuar informacion se një shtëpi private ishte kapluar nga zjarri, drejt vendit të ngjarjes përveç Policisë me urgjencë kanë reaguar edhe njësi të zjarrfikësve të cilët arrijnë të fikun zjarrin. Në këtë ngjarje përveç dëmeve materiale në shtëpi nuk raportohet për të lënduar.

Hetimet për shkaqet e zjarrit kanë nisur qysh mbrëmjen incidentit, ku në vendin e ngjarjes kishte dalë edhe ekspert te pavarur te zjarrit. Bazuar në elementet rrethanore dhe të gjeturat në vendin e ngjarjes dyshimet për shkaktarin e zjarrit ishin orientuar tek faktori njeri.

Një ditë pas incidentit hetuesit Policorë në Skenderaj kanë arrite të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin J.Q.,37 vjeçar, i cili dyshohet se ka vënë zjarrin shtëpisë në fjalë. Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit Policorë

Rasti po hetohet për vepër penale ’’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. /Drenica Press/

 

 

Lexo tjetër  Përmbledhje e protestave të sotme: 17 autobusë me protestues, gjashtë autobusë me policë (Video)