Arrestohet një person për rastin “vrasje në tentativ”

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast arrestimi të një personi në Vushtrri.

“Sot, me datën 15 Shtator 2017, rreth orës 06:03, në rrugën “Isë Mehmeti” në Vushtrri,  është arrestuar një person, i dyshuar për rastin “vrasje në tentativë”.

“Sektori Rajonal i Hetimeve në bashkëpunim me NJRSH dhe me një njësi nga Stacioni Policor Vushtrri, me Urdhër-kontrollin me numër UGJK.nr.41/17, të lëshuar nga Gjykata Themelore Mitrovicë, sot në orët e mëngjesit kanë bastisur shtëpinë e  personit G.S., 31 vjeçar, dhe njëkohësisht kanë arrestuar të dyshuarin në fjalë i cili ka qenë në arrati nga data 26.05.2017 lidhur me rastin “vrasje në tentativë”.

“Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të shtetit, të  dyshuarit G.S., 31 vjeçar i është caktuar masa e ndalimit policorë prej 48 orëve.”