Arrestohet një femër, sulmoi burrin dhe vjehrrën

Një femër është arrestuar në Podujevë, pasi e njëjta dyshohet se ka sulmuar me shufër metalike burrin dhe vjehrrën e saj.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 16:16.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF, ndërsa me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.