Arrestohet një 18 vjeçar dhe 21 vjeçari për ‘armëmbajtje pa leje’

Në orët e mesditës së sotme të datës 1 shkurt 2018, Policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar dy armë.

Arrestimi i të dyshuarve L. B., 18 vjeçar dhe V. A., 21 vjeçar, është bërë në sheshin  “Isa Boletini’’ në Mitrovicë, me ç’rast gjatë kontrollit të detajuar tek dy të dyshuarit në posedim janë gjetur dy armë të llojit pistoletë për të cilat të dyshuarit nuk posedonin leje për armë.

Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës”.

Lexo tjetër  Lajm i mirë për motin, temperaturat sot deri në 30 gradë