Arrestohet Ismet Abdullahu i AAK-së, shtiu me armë (Video)

Ish- kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ismet Abdullahu, para disa çastesh ka shtënë me armë zjarri ndaj disa personave të caktuar, bëjnë të ditur burime të Indeksonline nga vendi i ngjarjes.
Abdullahu është përcjellur për në stacionin policor.
Rasti ka ndodhur afër selisë së partisë së Ramush Haradinaj.
Policia ende nuk ka dhënë detaje. Së shpejti më gjerësisht.