Arrestohet i dyshuari turk për veprën penale ‘trafikim me migrantë’

Sot,  rreth orës 09:30, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, është arrestuar një person nga Njësiti i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, nën dyshimin e bazuar se i njëjti kryente veprën penale ‘kontrabandim me migrantë’.

I dyshuari i arrestuar në këtë rast është:

  • Y. S.            lindur me 1967            shtetas turk

I arrestuari dyshohet se ka aranzhuar ardhjen e shtetasve të huaj, kryesisht nga shtetet e Azisë dhe të Afrikës, me qëllimin kinse për ta vizituar Kosovën, ku më pas bëhej kontrabandimi i këtyre shtetasve drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Prandaj, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale ‘kontrabandim me migrant’ dhe i njëjti pas intervistimit me autorizimin e prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, dërgohet në mbajtje për 48 orë.