Arrestohet hajni derisa po e vidhte një veturë

Në rrugën “Lole Ribara” në Mitrovicë, dje në orën 01:55, Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili është kapur në flagrancë teksa tentonte të vidhte një veturë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull (serb i Kosovës) pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke e hapur me dhunë derën e një veture pronë e viktimës mashkull (serb i Kosovës). Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar dy kaçavida, një palë dara si dhe një kapelë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

   
Loading...