Arrestohet i dyshuari i dytë për sulmin në stacionin e metrosë në Londër

Policia angleze deklaroi se ka arrestuar një person të dytë në lidhje me sulmin në stacionin e metrosë në Londër.

Policia angleze arrestoi edhe një person tjetër në lidhje me sulmin në stacionin e metrosë Parsons Green në jugperëndim të Londrës ku mbetën të plagosur 30 persona.

I dyshuari i dytë për lidhje me sulmin me bombë që shkaktoi 30 të plagosur u kap mbrëmë në Hounslow në perëndim të Londrës sipas nenit 41 të Ligjit për Terrorizmin në Angli.

I dyshuari, për të cilin bëhet e ditur se është 21-vjeçar, mbahet në paraburgim në rajonin e policisë në jug të Londrës.

Policia angleze më parë kishte arrestuar një 18-vjeçar në lidhje me të njëjtin sulm. /trt/