Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’

 

Katër raste të  veprave penale ‘vjedhje e rëndë’ ishin raportuar brenda 15 ditëve të fundit, vjedhje këto  kryesisht të ndodhura në shëtitoren e vjetër në rrugën “Sami Raqa” në Mitrovicë, ku cak i këtyre vjedhjeve në këtë zonë ishin dyqane private biznesi.
Hetimet policore nën autorizimin e prokurorit kishin nisur drejt zbardhjes së veprave penale , rrjedha  hetimore e hetuesve policorë, në kuadër të stacionit ‘Jugu’ në Mitrovicë, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e tre  personave të dyshuar, të gjinisë mashkullore,  dy nga ta të moshës 16 vjeçare , ndërsa njëri i moshës 19 vjeçar, të gjithë  të përkatësisë etnike shqiptarë, banorë të Mitrovicës, shtetas të Republikës së Kosovës, arrestimi i të cilëve është bërë në Mitrovicë në orët e pasdites  së djeshme të datës 18  shkurt  2015.
Hetuesit  policorë  kanë arritur që mbi dyshime të arsyeshme të lokalizojnë zonën ku dyshohej se ndodheshin personat e dyshuar, përveç identifikimit dhe arrestimit të tre personave të dyshuar, hetuesit policorë kanë arritur që në tri lokacione të ndryshme  të gjejnë dhe sekuestrojnë gjësende të ndryshme, të cilat ishin vjedhur nga personat e  dyshuar:
  • një televizor plazma
  • dy kaloriferë nxehëse
  • një sasi e  konsiderueshme e pijeve alkoolike vlerë (1000 euro)
  • një sasi e të hollave ne vlerë 300 euro, ( të gjitha metalike)
Të gjitha këto do të procedohen në gjykatë  në cilësi të provave materiale.
Të tre të dyshuarit u janë nënshtruar procedurave intervistuese që janë zhvilluar në prani të avokatëve, mbi dyshimet se në bashkëveprim të kenë kryer veprat penale  ‘vjedhje e rëndë’ pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.
 
Loading...