Arrestohen të dyshuarit për vrasjen e rapsodit vushtrrias

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të rinj si të dyshuar për vrasjen e rapsodit vushtrrias Vesel Berisha, 74 vjeçar. Rapsodi i njohur vushtrrias Vesel Berisha, i njohur edhe si Vesel Skroma, ditë më parë ishte gjetur i vdekur në banesën e tij. Polica bënë të ditur se për këtë rast ka arrestuar tre persona, ndërsa një i dyshuar tjetër ndodhet ende në arrati. Gjatë arrestimit policia ka konfiskuar një pistoletë dhe 440 euro. Autoritetet e rendit dyshojnë se personat e arrestuar kishin vrarë rapsodin me qëllim plaçkitjen e parave. Të arrestuarit bëhet e ditur se janë të moshës, 18, 19 dhe 27 vjeç. (lajmi.net).

 
Loading...