Arrestohen nëntë persona për organizim të skemave piramidale, bixhozit dhe krim të organizuar

Policia e Kosovës në ditën e djeshme ka ndërmarrë një aksion në tërë territorin e Kosovës, ku ka arrestuar 9 persona, të dyshuar për veprat penale ‘organizim të skemave piramidale,  bixhozit’ dhe ‘krim të organizuar’.

Këtë lajm e ka konfirmuar PK-ja përmes një komunikate për media, ku thuhet:

Me datën 21 prill 2016, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar DHKO, ka realizuar një operacion të gjerë policor, në pesë rajone të ndryshme, me ç’rast ka rezultuar me arrestimin e nëntë (9) personave të dyshuar për veprat penale ‘organizim të skemave piramidale,  bixhozit’ dhe ‘krim të organizuar’.

Operacioni policor është realizuar me urdhëresë të gjykatës kompetente dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe ATK-në, si dhe të asistuar nga njësi policore (NJSO dhe NJRSH), ku janë kontrolluar 21 lokacione në rajonet e Prishtinës, Pejës Gjakovës, Gjilani dhe Ferizajt.

Personat e arrestuar në këtë rast janë:

  • Q. M.              lindur me 1989                    m/sh/k
  • M. A.               lindur me 1954                     m/sh/k
  • A. B.                lindur me 1989                    m/sh/k
  • SH. B.             lindur me 1981                     m/sh/k
  • G. N.               lindur me 1987                    m/sh/k
  • M. K.               lindur me 1985                    m/sh/k
  • P. N.                lindur me 1984                    m/sh/k
  • B. B.                lindur me 1986                    m/sh/k
  • S. B.                lindur me 1967                     m/sh/k

Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar si prova materiale:

  •  2 armë zjarri
  • 9 fishekë
  • 125 aparate të lojërave të fatit,
  • 1 rulet,
  • 15 shtëpiza kompjuteri,
  • 9 KENO lojëra ,
  • 1 aparat për shtypje te tiketave,
  • 9 DVR regjistrues,
  • 10906.10 € euro para kesh,
  • dokumente të ndryshme, librat e shitjes etj.

Personat e dyshuar me urdhëresë të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

 

 
Loading...