Arrestohen katër persona pas një rrahje në Viti

Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti, duke përdorur edhe mjete të forta-shufra metalike dhe për pasojë të gjithë kanë pësuar lëndime, transmeton Indeksonline.

Të gjithë të dyshuarit pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.